Do kryenin sulm terrorist ditën e Sulltan Novruzit, policia zbulon celulën iraniane

schedule16:00 - 23 Tetor, 2019

schedule 16:00 - 23 Tetor, 2019

Zbulohet një celulë terroriste iraniane, që dyshohet se do të kryente një akt terrorist në Shqipëri, në Mars të 2018-s pikërisht në ditën e Sulltan Novruzit. Gjatë një deklarate për mediat Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka zbuluar emrat e terroristëve iranianë, dhe se kush ishin drejtuesit e celulës terroriste që kishte në shënjestër anëtarët e MEK që ndodhen në vendin tonë.

Zbulohet në Shqipëri një celulë terroriste që kishte si objektiv kryerjen e sulmeve me bombë ndaj lëvizjes opozitare iraniane (MEK) që ndodhen në vendin tonë. Hetimet kanë nisur në mars të 2018, ku shërbimi Informativ Shtetëror, Prokuroria e krimeve të Rënda, dhe drejtoria e Antiterrorit zbuluan dy gazetarë të rremë Iranian që kishin mbërritur në Rinas mëngjesin e 21 marsit.

Ata u ndaluan kur ndodheshin pranë kryegjyshatës Botërorë Bektashinjve në Tiranë. Dëbimi u bë pas marrjes në pyetje në Komisariatin nr1., ndërsa mosha dhe emrat e tyre nuk u dhanë asnjëherë të sakta për mediat në atë kohë nga policia.

Shërbimi i Informativ në bashkëpunim me homologët amerikan, kishin arritur të siguronin të dhëna të vlefshme se ata po përgatiteshin të kryenin në ditët në vijim një akt të mundshëm terrorist në kampin e muxhahedinëve në Shqipëri që ndodhet Manzë të Durrësit.

Pas parandalimit të sulmit, qeveria shqiptare dëboi në dhjetor ambasadorin iranian në Tiranë, si i përfshirë në veprimtari të paligjshme.

Gjithashtu mësohet se është dëbuar dhe shpallur “non grata” edhe një diplomat tjetër i ambasadës iraniane emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur. Në atë kohë reagoi edhe John Bolton, ish-këshilltari për sigurinë i presidentit amerikan Donald Trump.

Detajet për parandalimin e sulmit i bëri të ditur Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu së bashku me kreun e Antiterrorit Gledis Nano. Një celulë aktive terroriste e njësisë së operacioneve të jashtme të Forcave QUDS iraniane është zbuluar së fundmi nga Institucionet Shqiptare të Sigurisë.

Celula terroriste është gjithashtu përgjegjëse, mes të tjerash, për planin e muajit mars 2018 për kryerjen e një akti terrorist gjatë kremtimeve të Festës së Nevruzit, të frekuentuar nga anëtarë të nivelit të lartë të organizatës opozitare iraniane Mujahedeen el Khalq (MEK), plan që u parandalua nga masat e shtuara të Policisë së Shtetit, falë informacioneve të sakta.

Peyman personi që shihni në foto sipas nr.1 të policisë së shtetit është kreu i celulës terroriste.

“Celula terroriste drejtohej nga operativi i Forcave QUDS, i njohur si Peyman rezident i përhershëm në Iran dhe menaxhon në distancë një numër operativësh në Shqipëri dhe në vende të tjera në Evropën Qendrore dhe Perëndimore. Mes të tjerash, ai inicioi dhe zbatoi tentativën e fundit për sulm në muajin mars 2018. PEYMAN menaxhon shumë operativë, disa për grumbullim informacioni dhe të tjerë për të kryer sulme terroriste”.

Por si ndërlidhën Peyman kishte edhe dy persona të tjerë. Një ndër ta ishte edhe TURGUT i arrestuar në Shqipëri me 1 ton heroinë por që mundi t’ia hedhë drejtësisë pas ndryshimit të masës së sigurisë. Turgut ka gjithashtu lidhje të vjetra me krimin e organizuar në Shqipëri. Është ende e paqartë se, përse kreu i Policisë së Shtetit publikoi detaje të operacionit, i cili u krye afërisht 1 vit e gjysmë më parë në Tiranë./ABC News Albania

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!