“Do kemi rritje të ekuilibruar”, Rama: Po shikojmë një skemë të re të pagave

schedule12:04 - 17 Mars, 2023

schedule 12:04 - 17 Mars, 2023

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me sipërmarrës të sektorit privat, ku u diskutua për rritjen e pagave dhe fenomenin e ikjes së punonjësve.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se rritja e pagës minimale është një hap pozitiv, por nënvizoi se tanimë duhet parë paga mesatare dhe shtoi se do të ketë një rritje të ekuilibruar.

Sipas Ramës, qeveria po shikon një skemë të re të pagave dhe ftoi sipërmarrësit që edhe ata ta bëjnë diçka të tillë.

“Ne tani po shikojmë pagën mesatare, sepse rritja e pagës minimale afron shumë. Duke shkuar paga minimale shumë shpejt, afrohen pagat e tjera dhe prishet balanca. Kështu do të bëjmë një rritje ekuilibruese të pagave si filllim dhe po shikojmë një skemë të re të të gjitha pagave në vijim. Është shumë e vështirë, nuk diskutohet, por është, ose bëhet ose bëhet. Të njëjtën gjë iu bëj thirrje, duhet ta bëni edhe ju, duhet ta bëjë e gjithë sipërmarrja”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!