Do katërfishin e pagës vjetore, Ter Stegen e ekzagjeron me kërkesën e tij

schedule14:39 - 12 Tetor, 2020

schedule 14:39 - 12 Tetor, 2020

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre Ter Stegen, ka kërkuar rinovimin me katalanasit. Kontrata e gjermanit me klubin spanjoll përfundon në qershor të vitit 2022, por mesa duket gjermani e ka ekzagjeruar paksa me kërkesat e tij.

28-vjeçari kërkon të bëhet portieri më i paguar në botë dhe kërkesa e tij i ka habitur drejtuesit e Barcelonë dhe jo vetëm. Përpara pandemisë së Covid-19, portieri i kombëtares gjermane së bashku me agjentin e tij i kërkuan katalanasve një page vjetore 24 milionë euro neto.

Por duke parë situatën e vështirë financiare të krijuar nga virusi, ai e ka ulur kërkesën e tij në 18 milionë euro. Gjithsesi kjo do të thotë se ai kërkon katër-fishin e pagës së tij aktuale, pasi aktualisht Ter Stegen paguhet 4.8 milionë euro në sezon. Pritet për tu parë se cili do të jetë reagimi i drejtuesve të Barçës, nëse ato do ta pranojnë diçka të tillë apo jo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!