Kris Jenner ka deklaruar se do të garojë për presidente të SHBA në vitin 2024. Ajo i ka lënë të gjithë “gojëhapur” me këtë deklaratëm duke bërë të gjithë rrjetin të flasë.
Më vonë, Kris ka sqaruar se thjesht po bënte një shaka në TikTok.
“Jam shumë e emocionuar të njoftoj më në fund …”, shkroi ajo fillimisht, edhe pse më vonë u zbulua se Kris në fakt ishte bërë pjesë në trendin viral të quajtur #Krissed, i cili në thelb përmban një klip të grupit të saj të kërcimit. Trendi bën që përdoruesit të shtojnë Jenner në fund të një TikTok për të befasuar shikuesin./abcnews.al
@krisjennerI’m so excited to finally announce…♬ Presidential Music – Bobby Cole