Do jetë Antivirusi, Zlatan Ibrahimovic tani aktor në një film franko-kinez

schedule15:20 - 8 Prill, 2021

schedule 15:20 - 8 Prill, 2021

Zlatan Ibrahimovic nuk resht së surprizuari tifozët. Sulmuesi po shkon 40 vjeç dhe në fushën e blertë po tregon një formë mjaft të mirë dhe ka shënuar 15 gola këtë sezon në kampionat.

Po të mos kishte qenë për dëmtimet mund të kishte edhe disa gola të tjerë dhe të konkurronte për “Këpucën e Artë”. Veç pjesës së fushës, Ibra po shkëlqen edhe në botën e spektaklit.

Ai u bë pjesë e “Sanremos” para pak kohësh si prezantues. E detyruan edhe të këndonte dhe aty çalonte disi. Gjithsesi ai nuk u thotë jo aventurave të tjera dhe tani është gati të provojë veten edhe si aktor.

Sulmuesi i Milanit, sipas asaj që raporton “L’Equipe” në Francë, do të marrë pjesë në filmin e ri franko-kinez, “Asterix dhe Obelix: Perandoria në mes”. Ibra do të jetë Antivirusi, sikurse edhe e zbulon në rrjetet sociale. /abcnews.al