“Shqipëria mirëpret Samitin e NATO në 2027”, Rama: Sot emri i Shqipërisë tingëllon ndryshe në tryezat europiane

schedule09:56 - 26 Gusht, 2024

schedule 09:56 - 26 Gusht, 2024

Tirana në dy vitet e fundit u kthye në kryqyetin që priti lider të europës, në 3 Samite, që u zhvilluan për herë të parë jashtë kufijve të te BE.

“Jetojmë sot në një kohë të shënjuar nga një transformim historik i Shqipërisë”.

Ky imazh tjetër i vendit, deklaroi kryeministri Edi Rama këtë të hënë, do të vijojë me zhvillimin e samiteve të tjera që do të mbahen në Tiranë. Axheda të paktën për dy prej tyre është vendosur, u shpreh Rama para ambasadoëve shqiptarë, që u mblodhën këtë të hënë në Pallantin e Kongreseve, për 3 ditë pune, në një takim që mban emrin “Tirana Diplo 2024”

“Vitin e ardhshëm do të jemi vendi që do të mikpresë  liderët e 44 shteteve europiane  nga Britania e Madhe në Ukrainë apo nga Suedia, Norvegjia deri në Turqi, vitin e ardhshëm  në samitin e Komunitetit Politik Europian”.

Një datë tjetër e rëndësishme që përmendi kreu i qeverisë ishte 2027, kur Tirana do të mirëpres Samitin e Aleancës më të rëndësishme e më të madhe, ushtarake, Samitin e NATO-s.

“Po ashtu ky respekt, besim e prestigj dhe roli i nje tjetër ambasadori që e sjell këtu si një shembull jo për ta vecuar nga të tjetër por të rinënvizuar sa e rëndësishme për ne është që të përfaqësohemi me volumin maksimal të ambicies e aftësisë për të qenë të respektueshëm, gjë që na jep mundësinë të jemi mikpritës të samitit të NATO-s në 2027”.

Rruga dhe sfidat drejt anëtarësimit në BE, u tha Rama ambasadorëve, kërkon që edhe ata të jenë në një nivel tjetër, për ta mbyllur këtë proces në 2030.

“E dimë shumë mirë që 2030 duhet të na gjejë në gadishmëri të plotë për tu ulur në tryezën e BE-së si anëtarë të barabartë të familjes europiane. Ne duhet të jemi gati”.

Ndërkohë Shqipëria do të trokas në dyer tej Europës, për të vendosur marrëdhënie diplomatike, me synimin e hapjes së ambasadave në Indonezi, Filipine apo Kenia.

 “Tirana Diplo 2024” do të zhvillohet edhe përgjatë të martës dhe të mërkurës, ku mes ambasadorëve dhe me të ftuar të veçantë, do të diskutohet “rrugëtimi dhe dinamika e integrimit në BE”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!