“Do i paguaj unë edhe pijet e tua”, polici me leje për testin e drogës, rrëfehet shoku i viktimës: Pse ndodhi vrasja

schedule10:45 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 10:45 - 15 Dhjetor, 2021

Detaje të tjera mësohen nga vrasja me armë zjarri në orët e para të së martës në një market në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë. Efektivi Arbër Sula ishte me leje në Tiranë pasi do t’i nënshtrohej testit të drogës, pas vendimit të kryepolicit Gledis Nano. Testi nuk u bë për shkak të ngjarjes.

Pasi kreu vrasjen, ai është larguar në drejtim të paditur dhe ka humbur mes rrugicave. Burime nga policia deklarojnë se viktima Jurgen Duka ka tentuar t’i paguajë edhe pijet policit Sula, veprim që duket edhe përmes videos.

Pagesa është tentuar të bëhet me idenë “nuk më intereson mua, unë paguaj edhe pijet e tua”. Kjo ka sjell acarimin e policit, i cili e ka kundërshtuar. Acarimi përfundoi me një viktimë. Autori dhe viktima nuk njiheshin fare me njëri-tjetrin.

Detajet e zënkës janë konfirmuar edhe në dëshminë e Orgest Drazhit, mikut të viktimës, tashmë i arrestuar për mos kallëzim krimi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!