Në një intervistë për median greke “Prothema” kandidati për bashkinë e Himarës nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë” , Fredi Bejleri ka deklaruar se zgjedhjet e 14 maji janë të rëndësishme sa I pëket “henelizimit” në Himarë pasi prej vitesh banorët e këtij qyteti jetojnë si Grekë dhe kjo gjë nuk do të ndryshojë.
“Ne kemi jetuar këtu si grekë prej mijëra vitesh dhe kjo nuk ndryshon. Por është jetike për helenizimin e Himarës që të kapërcejë të gjitha pengesat që e ndalojnë këtë mundësi për të pasur punë më të mira, për të gëzuar pasurinë e cila na është mohuar prej 60 vitesh si dhe për t’iu ofruar arsim në gjuhë amtare të gjithëve. Ky proces do të ndihmojë Shqipërinë edhe në anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Prandaj dhe zgjedhja ime do të lehtësojë rrugën e helenizimit me mbështetjen e të gjitha forcave politike të Greqisë, të cilat i falenderoj me gjithë zemër. E gjitha kjo do të ndihmojë në bashkëpunimin mes dy vendeve, një kusht i nëvojshëm për përparimin tonë” u shpreh Beleri.
Kandidati i Vangjel Dules bëri këtë deklaratë të forte vetëm disa ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit.