Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Do e ndihmojmë, është madhështor”, Suarez fton Lautaron te Barcelona

schedule17:07 - 15 Korrik, 2020

schedule 17:07 - 15 Korrik, 2020

Gjatë një interviste për katalanasen Sport, Luis Suarez është ndalur edhe te Lautaro Martinez, objektivi i madh i Barcelonës në merkato. Argjentinasi shihet si pasardhësi i uruguainit (mbush 34 vjeç janarin e ardhshëm), i cili, njësoj si Leo Messi, thur elozhe për 22-vjeçarin zikaltër.

Lautaro është një futbollist madhështor dhe po luan në nivel të lartë me Interin. Nuk është e thjeshtë të kalosh nga Argjentina në Itali dhe të demonstrosh gjithçka që ka treguar ai, veçanërisht në një futboll të komplikuar si ai italian.

Është një lojtar i ri në moshë, do ta ndihmojmë të ambientohet me Barcelonën nëse bashkohet me ne. Do të përpiqemi ta ndihmojmë në mënyrë që të jetë i qetë dhe vetvetja“, thekson Luis Suarez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!