Do e lirojë Voltana Ademi zyrën? Ja përgjigja

schedule20:45 - 2 Korrik, 2019

schedule 20:45 - 2 Korrik, 2019

Pa pritur pyetjen e drejtuesit të emisionit Provokacija, Voltana Ademi iu përgjigj zërave nëse ajo do e lirojë apo jo zyrën e kryebashkiakes së Shkodrës.

“Po i përgjigjem një pyetjeje që  e pres edhe nga ju; do e lironi zyrën? Përtej një karrigeje apo zyre minimaliste në kuptimin formal të fjalës, mendoj që problemi që ne kemi sot në Shqipëri është përtej vendorëve , përtej bashkive, dhe kjo duhet të na shqetësojë. Është krizë e madhe që lidhet demokracinë dhe me themelin e demokracisë dhe përgjigja që është dhënë të dielën nuk e di nëse populli jonë ka reaguar ndonjëherë më fuqishëm se të dielën”.

Nano: Do e lironi zyrën?

Ademi: Unë do jem në krahun e njerëzve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!