Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, inspektoi punimet për spitalin e ri të fëmijëve, që sipas tij do t’i shtohet zinxhirit të transformimit të QSUT.
Kryeministri Rama siguroi se, për bluzat e bardha do të ketë një rritje page me 40%.
“Sot kemi publikimin e masës që do të marrim për pagat, që pritet të fillojë nga 1 janari ku do të përfshihen në ligjin e ri të buxhetit. Të gjithë bluzave të bardha do ua rrisim 40% pagat. Nuk është pak”, u shpreh kryeministri Rama ndërsa reagoi me batutë me një nga mjeket që ishte prezente: Do e kesh rrogën su un shefe”.
Sakaq Rama shtoi: Edhe pak durim sa të mbarojë dhe kjo pjesë e spitalit do të jetë si në çdo vend të Evropës.
Ndërtimi i spitalit të ri të Pediatrisë në QSUT është kurorëzim i tre investimeve madhore, pjesë e projektit transformues për modernizimin e QSUT-së.
Ndërtimi i Spitalit të ri të Pediatrisë në QSUT, me vlerë 9 mln euro është një investim nga i cili përfitojnë rreth 130 mijë fëmijë që trajton ky spital reference për pediatritë në të gjithë vendin.
/abcnews.al/