“Do doja që Shqipëria pas 5 vitesh të sillet si një shtet i BE”, Rama në Samitin Botëror të Qeverisjes: Teknologjia nuk mund të na japë diellin dhe plazhet tona fantastike

schedule14:45 - 13 Shkurt, 2024

schedule 14:45 - 13 Shkurt, 2024

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në Samitin Botëror të Qeverisjes se teknologjia është një ndër pikat kyçe të së ardhmes, por ajo nuk mund të japë diellin dhe plazhet fantastike që ka vendi jonë. Si pasojë, ai ka ftuar që të gjithë qytetarët në Emiratet e Bashkuara Arabe ta vizitojnë Shqipërinë.

Sakaq, Rama ka theksuar se pas 5 vitesh do të donte që Shqipëria të sillet si një shtet i Bashkimit Europian.

“Mendoj që është më e vështirë në Gjermani dhe Britani, sepse këto vende të mëdha kanë aparatura më të zhvilluara, janë anije të mëdha që duan të marrin kthesën, ndërsa e jona është një varkë e vogël. Nga ana tjetër ne nuk na duhen vetëm male, ne thjesht na duhet të ngjisim hapat.

Ajo çfarë përmendët për mësuesit dhe për mjekët është një tjetër pjesë e bekimeve, sepse nënkupton që vendet si Shqipëria do të jenë të afta që të marrin pjesë përmes teknologjisë. Kjo nënkupton që mësuesit mund të japin mësim online, ndërsa mjekët tani mund të duan të largohen në një tjetër vend me një pagë më të mirë, pasi Evropa Jugore po vuan për largimin e bluzave të bardha. Po ta shohësh këtë vend Emiratet e Bashkuara Arabe, nuk kam parë akoma një polic, kjo falë teknologjisë. Pra, përmes teknologjisë, mund t’i japim fund ngjarjeve kriminale.

Në skenarin ideal do të doja për 5 vjet që Shqipëria të sillet si një vend që punon si një shtet i BE, prandaj nëse do të jetë këtë nuk e dimë ne. Duam të them diçka në fund që ka të bëjë me teknologjinë, për një gjë nuk jam i sigurt që teknologjia do të bëjë kurrë është dielli i bukur, plazhet fantastike. Prandaj me që jam i bëj thirrje qytetarëve të vijnë në Shqipëri”, u shpreh ai./abcnews.al