Novak Djokovic ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Ky është lajmi i fundit nga bota e sportit dhe tashmë e pëson një sportist elitar i tenisit. Numri një në botë e ka konfirmuar diçka të tillë.
Veç tij, edhe gruaja Jelena ka dalë pozitive pas testit dhe tashmë të dy do të duhet të izolohen sipas rregullave të përcaktuara nga autoritet shëndetësore në Serbi, ndërsa fëmijët e tyre kanë dalë negativë.
Djokovic është një prej personazheve të sportit që ka dalë kundër vaksinës së COVID-19 dhe është shprehur më parë se me të kaluar pandemia do të rikthehet të luajë tenis.
Serbi ka qenë gjithashtu në qendër të kritikave, pasi fundjavën e kaluar organizoi një turne tenisi në Kroaci. Aty morën pjesë disa lojtarë nga jashtë vendit dhe Djokovic u bë shënjestër e kritikuesve. /abcnews.al
Novak’s statement ? pic.twitter.com/SZhRH1Bifn
— Saša Ozmo (@ozmo_sasa) June 23, 2020

