“Djemtë kanë shoqërinë”, Klea Huta tregon si e ka marrëdhënien me Bora Zemanin

schedule15:43 - 10 Tetor, 2022

schedule 15:43 - 10 Tetor, 2022

Bora Zemani dhe Klea Huta janë dy nga vajzat më të dashura të ekranit shqiptar. Përveç se dëshira për televizion, ato i ndan edhe miqësia që kanë me njëra-tjetrën.

Mirëpo, si i kanë vërtetë raportet dy vajzat? Këtë e ka zbuluar sot Klea, e cila ka treguar se njihen prej vitesh, por nuk para dalin. Ajo ka thënë se më shumë shoqëri kanë Elgiti me Donaldin.

“Unë njihem herët me Borën që shumë herët, edhe vazhdon të jetë i njëjti raport. Ne nuk para dalim, çunat janë ata që e kanë shoqërinë.”, u shpreh Huta.

Kujtojmë që bashkëshorti i Kleas, Elgit Doda dhe vëllezërit Veshaj janë të pandarë. Ata kanë realizuar disa këngë me videoklipe. Madje, këtë verë të gjitha koncertet në vende të ndryshme të Shqipërisë i kanë organizuar së bashku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!