“Djemtë e bordureve” në Tiranën e viteve 60-70 jetësohen në një “Musical”

schedule16:31 - 20 Korrik, 2022

schedule 16:31 - 20 Korrik, 2022

Nga Leontina Nika

Sopranoja Linda Kazani prej 25 vitesh zhvillon jetën  artistike jashtë Shqipërisë, kryesisht në Austri, me nostalgji artistja rikthehet aty ku e nisi në Universitetin e Arteve  për të dhënë kontributin e saj.

“Ndjehem shumë mirë dhe nostalgjike në Universitetin e Arteve prej nga jam larguar 25 vite më parë. E dua vendin tim, kam dëshirë të kontribojë sidomos për artistët e rinj. Me to kam një bashkëpunim dhe një dinamikë shumë pozitive. Të rinjtë kanë nevojë për produksione, iniciativa të tilla që të ndjehen të vlerësuar.”

Kësaj here projekti “Broadway Night” ka në qendër djemt dhe vajzat e bordureve të viteve 60- 70 ëndrrat e tyre në kohë të vështira si diktatura.

“Kësaj here në këtë “Broadway Night” jemi fokusuar tek të rinjtë shqiptarë të viteve 60-70. Prindërit tanë sot, do shohin ëndërrat e tyre për liri.”

Regjisori Milto Kutali thotë se kjo frymë ndihet  në gjithë shfaqjen, e cila ndërthur, muzikën, teatrin dhe kërcimin.

Për soparnon muzikali është opera e kohëve që jetojmë.

Ky aktivitet, zhvillohet si nje iniciative e mirë, për të kontribuar në formimin e brezit të ri te kengetareve ne Shqiperi, duke e pasuruar programin e tyre me repertorin musical, pasi dega e Teatrit muzikor musical ende mungon ne fakultetin e muzikes se Universitetit te Muzikes ne Tirane. /abcnews.al/