Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Djegie masive të trupave, autoritete indiane fshehin shifrat e viktimave

schedule21:58 - 1 Maj, 2021

schedule 21:58 - 1 Maj, 2021

Ndërsa India lufton me një nga valët më vdekjeprurëse në botë të pandemisë Covid-19, këtë javë Ministri i Shëndetësisë i Indisë Harsh Vardhan këmbënguli që shkalla e fatalitetit nga sëmundja mbetet “më e ulta në botë”.

Kjo deklaratë ka ardhur ndërkohe që kanë qarkulluar imazhe  të spitaleve dhe morgjeve të mbushura, njerëzve që vdisnin në trotuare nga mungesa e oksigjenit, dhe krematoriumeve dhe varrezave dukshëm të tejmbushura me trupa.

Numri zyrtar i të vdekurve në Indi ka vazhduar të rritet pa pushim. Të shtunën, ishte një ditë tjetër rekord thyerje, me 401,993 raste të reja dhe 3,523 vdekje. Megjithatë, ekspertët e shëndetit besojnë gjerësisht se shifrat zyrtare të përditshme nuk vijnë afër që të pasqyrojnë numrin real të vdekjeve.

Gjatë muajit të kaluar, në qytetin Karnataka të Bangalore  ku numrat e rasteve janë ndër më të lartët në vend, shifra për vdekjet në lidhje me Covid të regjistruara në krematoriume ishte dy herë numri zyrtar i vdekjeve.

Akuzat për fshehje kanë qenë veçanërisht të përhapura në Uttar Pradesh, ku qeveria e shtetit kontrollohet nga Partia në pushtet Bharatiya Janata (BJP), dhe kryeministri i vijës së ashpër, Yogi Adityanath, ka këmbëngulur se shteti nuk ka mungesë të oksigjenit dhe kërcënoi të ndiqte penalisht ata që “përhapnin panik”. Autoritetet kanë mohuar çdo fshehje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!