“Djegia e veprave publike pas ‘90”, studiuesi: Duhet të kemi respekt për të shkuarën tonë, nuk jemi si Hitleri

schedule11:37 - 13 Dhjetor, 2023

schedule 11:37 - 13 Dhjetor, 2023

Gjatë rrëfimit të tij në emisionin “Pas Mesnate”, studiuesi i artit, Ermir Hoxha preku dhe pjesën e veprave publike, të cilat pas viteve ’90 u thyen dhe u shkatërruan.

“Pas ’90 një pjesë e veprave publike natyrshëm do të vuanin statusin e një shoqërie të mbyllur, tejet të varfër, me një të shkuar shumë të gjatë totalitare. Kështu që ky çlirimi nga vargonjtë patjetër që do të sillte dhe thyerje monumentesh dhe përçudnime të tablove në Galerinë Kombëtare të Arteve”.

Salaq, ai theksoi se ne duhet të kemi respekt për të shkuarën tonë, pasi nuk jemi si Hitleri dhe është një gabim shumë u madh kur çdo diktator që vjen djeg të shkuarën.

“Ne duhet të kemi respekt për të shkuarën tonë, nuk mund të jemi si Hitleri, i cili ishte bëri genocid human por një nga aktet që mbahet mend është dhe diegia e librave të shkuarës, sepse çdo diktator që vjen djeg të shkuarën dhe thotë ‘unë filloj nga zero’. Është gabim i madh”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!