Djegia e mandateve, deputetët e PS: Janë nga populli, duhen respektuar

schedule11:59 - 18 Shkurt, 2019

schedule 11:59 - 18 Shkurt, 2019

Ndërsa grupi i PD është mbledhur për të vendosur mbi propozimin e kreut të PD Lulzim Basha për djegien e mandateve, kanë reaguar edhe deputetë të Partisë Socialiste. Sipas tyre, mandatet janë verdikt i popullit, ndaj duhen respektuar.

“Mandatet nuk janë një gjë që fitohen nga protestat apo nga statutet e paritve. Është një e drejtë që buron nga vota e qytetarëve dhe unë mendoj që të gjithë kanë për detyrë që të repsektojnë verdiktin e qytetarëve dhe t’i shërbejnë qytetarëve deri ditën e fundit. Unë mendoj që për t’u shërbyer qytetarëve kam të drejtë ta them si deputet i vjetër, vendi i vetëm është parlamenti. E kanë provuar të gjitha forcat politike. Edhe forca politike që përfaqësoj unë të mos jetë në parlament dhe asnjëherë nuk ka qenë një gjë e dobishme, as për partitë politike, as për deputetët dhe as për Shqipërisë. Unë nuk jam jurist, konstitucionalist, por mendoj që këtu ka nevojë për një përgjigje të saktë dhe nuk guxoj të them gjëra që nuk i di 100% saktë”, u shpreh deputeti Ulqini.

“Për atë duhet të pyesni ata si e kanë marrë mandatin, kur e kanë marrë mandatin dhe pse e kanë marrë mandatin”, tha deputeti Bitri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!