Makina e gjykatësi shkodran Andri Ymeri është shkrumbuar në orët e vona të mbrëmjes të së dielës. Autorët janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim. Ymeri është një emër i njohur në media për disa ngjarje të bujshme të lidhura me detyrën. Ai ka dhënë dëshminë e tij në polici dhe tha se nuk ka frikë nga presionet.
Dy makina janë shkrumbuar në Shkodër në orët e vona të së dielës, një prej tyre e gjykatësit Andri Ymeri. Ai më herët ka qenë dhe Kreu i Gjykatës së Shkodrës.
Mësohet se autorët janë larguar me motor. Blutë e Shkodrës kanë marrë në pyetje gjyqtarin Ymeri për të mësuar nëse ka pasur kërcime për çështje që mund të ketë pasur në gjykim.
Ymeri ishte i rezervuar për gazetarët në lidhje me atë çka deklaroi në polici, por tha se ai nuk i ha presionet. Banorët e zonës ku ka ndodhur ngjarja përshkruajnë momentet e panikut.
Është figurë e njohur e gjyqësorit. Kujtojmë që 5 vite më parë një emision investigativ denoncoi Andri Ymerin dhe një tjetër gjyqtar që kishin marrë 5 mijë euro për të liruar nga burgu një të dënuar.
Në atë kohë avokati i të dënuarit deklaroi se paratë i kishte marrë për gjyqtarët. Së fundmi Andri Ymeri është gjyqtari që ka dhënë masën e sigurisë ndaj Kristjan Sulajt, të akuzuar si vrasësi i Ferdinand Polisë./abcnews.al