Zjarri në Kuvend, fatura e dëmit/ Mbi 760 mijë lekë, e paguajnë 4 deputetet zjarrvënës të PD

schedule10:01 - 16 Tetor, 2024

schedule 10:01 - 16 Tetor, 2024

Dhuna verbale dhe fizike e seancës së 30 shtatorit, do t’ju rëndojë xhepat deputetëve të opozitës. Kuvendi i Shqipërisë ka bërë bilancin financiar të dëmeve që demokratët shkaktuan në sesionin plenar, e cila do të duhet t’i shërbente ligjvënëse socialiste dhe demokratë për të adresuar problemet e qytetarëve.

Krahas 30 karrigeve të djegura të vetë opozitarëve në dëmtimet materiale, në faturë janë përfshirë edhe dëmtimet e pajsisjeve elektronike, mikrofonat apo edhe ekranët e shkatërruar.

Grupi i Kontrollit dhe Auditit e ka vlerësuar dëmin me një vlerë prej 764 mijë e 922 lekëve të reja. Listën për dëmin më të lartë financiar e kryeson Gazment Bardhi, i cili do të duhet t’I paguajë këtij institucioni 209 mijë e 175 lekë.

Bardhi pasohet nga Noka duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerën e 187 mijë e 455 lekëve.

Të njëjtën vlerë ndaj Kuvendit të Shqipërisë do të duhet që ta shlyejë edhe kolegu I tij, Bledion Nallbati . Ndërsa Elda Hoti, e cila në 30 shtator siguroi shishen e benzinës për ndezjen e zjarrit do të duhet të paguajë rreth 180 mijë lekë të reja.

Sekretariati i Etikës përjashtoi me dy muaj nga seancat plenare dhe komisionet Gazment Bardhin, Bledion Nallbatin dhe Flamur Noka, ndërsa 20 ligjvënësit e tjerë demokratë që ishin pjesë e skenarit të dhunshëm nuk do të jenë prezentë për 40 ditë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!