Monolog nga Sazan Guri
Të dashur qytetarë shqiptarë, a keni dëgjuar për paradokset e mëdha që ndodhin, jo me ato që janë mbetje, por plehra?
Tipikisht plehra shqiptare, ku një i huaj pëlqen tek Shqipëria dhe Shqiptarët, dy gjëra: buzëqeshjen dhe vetë shqiptarin. Por nga ana tjetër tmerrohet kur sheh male të zhveshura në Krujë sapo zbret nga avioni. Sa një qytetar qan me male të rrjepura, sepse është mësuar atje me fushat e pamata, ku mali më i lartë është 200 metra. Kurse këtu, malet më të larta, më të shenjta, ti i dhunon, i përdhunon duke i rrjepur me ato karriera që bën një mbetje gurore.
Po mbetje më të mëdha janë ato që hidhen në shtretërit e lumenjve nga punimet e mëdha që ndodhin me 1160 HEC-e, po aq mbetje e inerte që hidhen në shtretërit e lumenjve nga rrugët që ti i hap, por ti dëmton po aq sa zhvillon.
Është një mbetje tjetër që është paradoksale, ajo që quhet plehrë, ku ti e hedh vend e pavend, në fusha me sendimente që e çojnë ndotjen e saj shumë herë më tej nga ai që e ka hedhur.
Po ti e hedh atë plehrë në lumë si askush tjetër vend në botë. Ti mbi të gjitha e djeg, i vetmi vend që djeg mbetje. Dhe ti kujton se shpëton nga kjo djegia e këtyre mbetjeve? Çfarë është djegia e gomave në Fushë Krujë, çfarë është djegia e asaj vend-hedhje prej 30-40 vjetëve në Fier?
Është prodhim i disa lëndëve kanceroze që quhen dioksinë dhe furan, lëndë kanceroze të tipit Super A, të rrezikshme, që i ngjan një lënde si Çernobili, e cila nuk zbërthehet sepse pasi ngjitet, ajo mbetje që është plastikë, gomë naftë, pasi hidhet në ajër dhe nuk eci dot drejt ajrit, bie përsëri mbi kokat e njerëzve, bie mbi ato bimë që ushqehet lopa.
Ti kujton se e zien qumështin dhe kujton se do të heqësh këto dy elementë të rrezikshëm? Jo. Këto dy elemntë e kanë atë dëshirën e tyre të deportojnë deri te organet e zhvillimit familjar.
Prandaj nuk është rastësi që këtij vendi po i reduktohet sasia e fëmijëve të lindur. Për shkak se këto 2-3 elementë që dalin nga djegia e mbetjeve…Kujton ti kryetar bashkie apo kryeministër se i mbulove apo e shuajte zjarrin, kujton se mbulove të keqen? Do japësh llogari para qytetarëve shqiptarë, para Zotit, para natyrës për këtë dëm që është vepër terroriste.
Ky është një dëm gradual, nuk vret një njeri, vret një komunitet të tërë. Nuk vret vetëm Fierin por vret edhe Lushnje, edhe Berat edhe pse jo edhe në Tiranë.
Prandaj, t’i qytetar të dish të kërkosh për çfarë e paguan një tarifë për mbetjen e jo më kërcëllima që bën kryeministri i pabesueshëm. Do ta besoja kryeministrin ndaj kryebashkiakëve nëse do të sillte një ekip shkencëtarësh me vete.
Zoti kryeministër, kërkon të ndërtosh një velierë të pafrutshme, kur mund të ndërtojë një landfill në Durrës.
Thirrja që u bëj qytetarëve shqiptarë është kapni veten, bëni mendim kritik ndaj vetes tuaj. Të dini nga shkon kjo para. Ke detyrim ti prind ndaj fëmijëve të tu, t’u dhurosh një ambient ekologjikisht të pastër kur e ka Kushtetuta, neni 57. Në këtë kuptim, kryeministër do të kishte vlerë nëse do të dije të pyesje shkencën dhe shkencëtarin. /abcnews.al/