Dhuna, prangoset 39-vjeçari/ Tiranë, arrestohet Bledar Krasniqi. Hodhi Molotov para bashkisë

schedule10:28 - 15 Qershor, 2024

schedule 10:28 - 15 Qershor, 2024

Policia e Tiranës, ka arrestuar një 39-vjeçar për protestën e dhunshme të së premtes para bashkisë së Tiranës.

Në pranga ka rënë Bledar Krasniqi, banues në Tiranë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Ndërkohë policia ka proceduar penalisht edhe 6 mbështetës të tjerë të Rithemelimit dhe të Partisë së Lirisë, për  veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” informoi sot policia e Tiranës.

Siç shihet nga këto pamje të siguruara nga ABC News, Bledar Krasniqi ka qenë I maskuar, ndërsa disa simpatizantë të opozitës e mbulojnë me flamujt e Partisë Demokratike për të mos u identifikuar teksa hedh shishet me molotov. Përveç shisheve me molotov, Bledar Krasniqi është personi që u vuri edhe flakën gomave përpara bashkisë.

Pavarësisht numrit të pakët në protestën e opozitës, simpatizantët e Berishës dhe të Metës, vijuan me skenarët e dhunës të premten, duke rrezikuar në disa raste seriozisht jetën e punonjësve të policisë. Kjo ishte protesta e 12 që mbahet para bashkisë, ndërsa si në protestat e mëparshme thirrjet ishin për lirimin e Sali Berishës, i cili mbahet në arrest shtëpie me urdhër të Gjykatës së Posaçme.

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!