Zjarri i rënë në një banesës në Berat dyshohet ka shkaktuar një viktimë, deri më tani të konfirmuar, ndërkohë që dyshohet se nën rrënoja gjenden edhe dy persona të tjerë.
Gazetari i ABC bënm e dije se është nxjerrë i vdekur nga banesa e djegur 61-vjeçari Jovan Vangjeli, ndërsa banorët shprehen se në brendësi të banesës së rrënuar tashmë nga flakët gjenden edhe djali i Jovanit, Mateo Vangjeli dhe një shoku i tij.
Vëllai i viktimës theksoi për ABC se nuk kanë ende dijeni se si mund të jetë shkaktuar zjarri në banesë, ndërsa dyshojnë tek një rezistencë për ngrohje që mbahej ndezur nga banorët.
“Jemi njoftuar se zjarri ka rënë pak pas mesnate. Këtu e kemi gjetur vetëm flakë. Na thanë që brenda në banesës kanë qenë tre veta, Jovani, Mateo dhe një shoku i Mateos. Kishin një rezistencë që gatuanin. Dyshoj që mund të jetë shkaktuar nga ajo rezistenca”, shprehet ai.
Forcat zjarrfikëse janë duke punuar për gjetjen e trupave të tjerë nga rrënojat e shtëpisë. /abcnews.al
/abcnews.al/