Pasditen e djeshme, kryeministri Edi Rama u dorëzoi bllokun e parë rezidencial, familjeve që humbën strehën në tërmetin e 26 Nëntorit.
Sipas Ramës, Programi i Rindërtimit po e kthen sfidën e tërmetit nga një fatkeqësi në kthesë transformimi e zonave të prekura më fort.
Ndërkohë sot Rama ka publikuar pamjet se si u transformuar blloku rezidencial në Vaqarr.
Postimi i Ramës:
MIRËMËNGJES ?
dhe me pamjet e transformimit të rezidencës së re që hapi dyert në Vaqarr, shëmbëlltyrë e solidaritetit shqiptar e të bashkëpunimit me Fundjavën Ndryshe, ju uroj një të diel të paqtë? /abcnews.al/