Dje ia hodhi nënë Haxhireja, sot u shërua nga koronavirusi edhe një grua 85 vjeçare

schedule10:39 - 30 Mars, 2020

schedule 10:39 - 30 Mars, 2020

Dje u njoftua një e moshuar nga Durrësi e infektuar me koronavirus ia hodhi duke shkuar tashmë e shëruar nga koronavirusi në shtëpi.

Por, nënë Haxhireja nuk është e vetmja e moshuar që ja ka dalë të mundë koronavirusin e ri.

Një tjetër 85 vjeçare nga Durrësi ka lënë spitalin Infektiv e rikuperur nga COVID 19 para saj.

E moshuara qe u sherua dje

Ndërkohë për nënë Haxhiren, rastin e të cilës e bëri publik ministrja e Shëndetësisë mjekët tregojnë se i është dashur 17 ditë trajtimi në spitalin infektiv në Tiranë.

Tashmë 80 vjeçarja paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!