“Djalit i këndoja të mos dëgjonte bombardimet”, çifti i artistëve në një rrëfim për luftën në Kosovë: U kthyem fitimtarë

schedule09:01 - 17 Shkurt, 2021

schedule 09:01 - 17 Shkurt, 2021

Mihrije Braha dhe Naim Abazi në një lidhje me Skype në “Abc-ja e mëngjesit” në këtë përjetor të 13-të të Pavarësisë së Kosovës, rrëfyen përjetimet gjatë luftës. Këngëtarja rrëfeu se dhe gjatë largimit nga Kosova kanë kaluar nëpër peripeci të shumta, ku fëmijëve iu është dashur të flenë në këmbë. Ajo tregoi se gjëja më e vështirë ka qenë fakti që për ditë të tëra nuk ka ditur asgjë për prindërit e saj dhe gjendja në të cilën i ka gjetur pas rikthimit në Kosovë.

Kemi qëndruar në Kosovë në periudhën e bombardimeve, kanë qenë një javë në Prishtinë jemi gjendur e gjithë familja dhe kemi menduar po përfundon shpejt dhe thonim po qëndrojmë këtu në konakun tonë. Pastaj na kapi vala e refugjatëve, për t’i shpëtuar fëmijët që i kishim të vegjël dhe morëm rrugën për në Maqedoni.

Kemi qëndruar në Han të Elezit për 6 netë të tmerrshme dhe mbaj mend që fëmijët na kanë fjetur në këmbë. Ka qenë një dramë tmerr i vërtetë dhe pastaj pas qëndrimit në Maqedoni për dy apo tre javë kemi mësyar drejt Tiranës.”, u shpreh Braha.

Partneri i saj tregoi se ishte i bindur se në fund do të ishin shqiptarët që do të dilnin fitimtarë, duke qenë se dhe NATO dhe SHBA ishin angazhuar për lirinë e Kosovës.

“Kishte një lloj bindjeje se lufta e filluar për liri do të përfundonte me lirinë tonë por mbi të gjitha përveç kësaj kishte dhe një garanci që ishte NATO-ja, SHBA-ja dhe gjithmonë kur njerëzit më pyesnin se çfarë do të ndodhë me ne, thoja patjetër që do të kthehemi fitimtarë. Nëse Serbia e mund NATO-n, atëherë nuk di të ekzistojnë më, por a do të ndodhte kjo?

Kudo që kishte dëshpërim, isha ai që iu thoja të gjithëve se i gjallë nuk dal këtu, por dola u gjallë dhe duke ikur u ktheva shumë i gjallë dhe fitimtar. Më në fund ishim bashkë të gjithë shqiptarët dhe me ne ishte NATO, SHBA dhe ishte garancia më e fuqishme që pasojat le të mbesin sa më të vogla se fitorja do të ishte më se e sigurt.”, u shpreh Naimi. /abcnews.al