Djali i sëmurë mbyll babanë në shtëpi dhe e qëllon me levë

schedule13:10 - 5 Tetor, 2019

schedule 13:10 - 5 Tetor, 2019

Një 35 vjeçar që njihet me probleme mendore ka tentuar të vrasë babain e tij i cili ishte i verbër. Ai e ka mbyllur në shtëpi dhe e kërcënonte.

Një telefonatë e motrës bëri që policia të ndërhynte me shpejtësi në Rrashbull të Durrësit.

Edhe me ndërhyrjen e policisë, djali nuk ka ndalur duke e qëlluar me levë babain, duke e lënë të plagosur lehtë, ndërsa kërcënonte ta qëllonte edhe me thikë.

Autori u arrestua kurse i moshuari u dërgua për mjekim në spital dhe është pa rrezik për jetën. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!