Djali i deputetes shërohet nga koronavirusi

schedule17:13 - 1 Prill, 2020

schedule 17:13 - 1 Prill, 2020

Djali i deputetes Antoneta Dhima është shëruar nga koronavirusi. Lajmin e ka konfirmuar vetë deputetja me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

Ndër të tjera, Dhima shkruan në postimin e saj se është e lumtur dhe e gëzuar që i biri e mposhti “armikun e padukshëm”.

Kujtojmë këtu se lajmin për infektimin e deputetes së PS e transmetoi fillimisht Abc News më 23 mars dhe më pas e konfirmoi edhe veteë deputetja. Abcnews.al kontaktoi me deputeten Dhima, e cila konfirmoi më pas se djali ka qenë i kujdesshëm dhe se nuk e dinin se nga e kishte marrë.

“Edhe pse nuk zgjodha të jepja lajmin për nisjen e kësaj lufte, jam e ngazëllyer që tani i uroj tim biri shëndet dhe jetë, dhe po i njejti urim shkon për të gjithë Ju, që vazhdoni të kuroheni nga ky virus, që nuk zgjedh, duke na kujtuar se të gjithë jemi të barabartë,” shton ajo më tej në postim.

Postimi:

E lumtur dhe e gëzuar që biri im e mposhti armikun e padukshëm, atë armik me të cilin shumë të tjerë po vijojnë betejën. ??

Falenderimet shkojnë për të gjitha bluzat e bardha, mjekët, infermierët, epidemiologët, imazheristët, laborantët dhe stafet mbështetëse, në Fier, Tiranë e kudo.?‍⚕️??‍⚕️ Jeni ju që luftoni në frontin e parë të kësaj lufte globale, një lufte që me këmbëngulje e forcë ne do ta fitojmë. ?

Edhe pse nuk zgjodha të jepja lajmin për nisjen e kësaj lufte, jam e ngazëllyer që tani i uroj tim biri shëndet dhe jetë, dhe po i njejti urim shkon për të gjithë Ju, që vazhdoni të kuroheni nga ky virus, që nuk zgjedh, duke na kujtuar se të gjithë jemi të barabartë. ??

Faleminderit të gjithëve për sakrificën e pamasë që bëni në këtë periudhë të vështirë. ??

Qofshi të bekur të gjithë Ju që mjeksinë nuk e keni thjesht një profesion, por një mision që ju vendos përditë përballë sfidave, edhe të panjohura. ?‍⚕️??‍⚕️

Faleminder edhe të gjithëve Ju miq dhe mikesha që në këto ditë të vështira më qëndruat pranë me mesazhet e telefonatat Tuaja, duke treguar se miqtë më të mirë, janë ata që nuk të harrojnë në ditë të vështira. ?

Ne vazhdojmë të qëndrojmë në shtëpi, bëjeni dhe Ju. ? ?
Dhe kujtoni, që vetëm bashkë do tja dalim.?

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!