“Djalë i përgjumur, mezi po e pres”, presidenti Trump ironizon rëndë rivalin e tij për president

schedule05:55 - 24 Prill, 2020

schedule 05:55 - 24 Prill, 2020

Në nëntor të këtij viti do të mbahen zgjedhjet presidenciale në SHBA. Donald Trump me shumë mundësi do të përballet me kandidatin demokran Joe Biden. Në deklaratën për shtyp që Trump bën çdo ditë për situatën e COVID 19, ai është pyetur edhe për zgjedhjet dhe rivalin e mundshëm të tij.

“Nuk mund t’ju them se çfarë do të ndodhë në zgjedhje. Ne kemi një djalë të përgjumur në një bodrum të një shtëpie, i cili nuk dëshiron të bëjë debate për shkak të COVID 19. Unë pashë disa intervista, dhe them Oh, unë mezi e pres këtë” tha Trump duke e ironizuar rëndë kandidatin demokrat Joe Biden.

Nuk ka munguar as reagimi i Biden, i cili është shprehur se ishte gati për të debatuar me Trump në çdo kohë, kudo që ai dëshiron. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!