Belgjika dhe Sllovakia janë bërë gati për premierën e tyre në Kampionati Evropian të futbollit, Euro 2024, me skuadrat që do të vendosen përballë njëra-tjetrës këtë të hënë për llogari të Grupit E, me takimin që do të nis në orën 18:00 dhe që do të luhet në “Deutsche Bank Park”, të Frankfurtit.
Një përballje e veçantë, kjo pasi të dyja kombëtaret kanë në krye trajnerë italianë, ndërsa pak përpara fillimit të ndeshjes, Tedesco dhe Calzona kanë publikuar edhe formacionet, ku padyshim nuk kishin si të mungon “yjet” e “Djajve”, si Kevin de Bruyne, Romelu Lukaku e Leandro Trossard.
Ndërkaq, një fakt interesant është se Belgjika dhe Sllovakia do të ndeshen sot për herë të parë në një ndeshje zyrtare, pas dy miqësoreve të mëparshme, ku njërën prej tyre e kanë fituar “Djajtë’, me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, ndërsa sfida tjetër ka përfunduar me rezulatin 1 me 1. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: