Djibril Cisse e bën rrugë. Pas një eksperience me Bastia në Francë, në vitin 2015 ai zgjodhi të shkonte Saint-Pierroise, ku qëndroi tre muaj dhe më pas vendosi të linte futbollin. Sulmues i njohur francez ndryshoi mendje verën e vitit 2017 dhe u transferua në Zvicër, aty ku luajti një sezon në lidhën e tretë me Yverdon dhe shënoi 24 gola në 27 ndeshje.
Më pas sërish këpucët në gozhdë dhe prej dy vitesh nuk aktivizohet në asnjë ekip. Gjatë kësaj kohe ai i ishte futur botës së muzikës, duke punuar si producent dhe Deejay. Cisse, tashmë 38 vjeç, është gati të rikthehet sërish. Këtë e ka thënë me gojën e tij dhe kjo ndodh për një arsye.
“Kush shënon gola i adhuron objektivat, 25 gola, 50, 75. Objektivi im është të shënoj 100 gola. Kisha arritur kuotën e 96 golave kur e lashë futbollin dhe kjo më çmend. Dua të kthehem të luajë në Ligue 1 dhe t’i shënoj ato gola. Nëse një klub më pranoj, do ta bëj diçka të tillë për 2-3 muaj.
Jam gati të luaj falas, pa më paguar asnjë cent, kështu që nuk ka asnjë rrezik për klubet. Shpresoj që ndonjë klub të jetë i interesuar”, është shprehur Djibril Cisse për Sofoot”. /abcnews.al