“Divorci” PD-LSI, Vangjeli: Cila ishte marrëzia që i dënoi, Baçi: Kur do “shkrihet” akulli

schedule22:35 - 1 Nëntor, 2021

schedule 22:35 - 1 Nëntor, 2021

“Pushteti po identiteti”, kështu e ka cilësuar analisti Lorenc Vangjeli në emisionin “LOG.”me Endri Xhafon në ABC, dilemën që “ndau” në lista LSI dhe PD përpara zgjedhjeve 25 prillit.

Vendimi i 2 partive opozitare që të kandidonin me lista të ndara, sipas Vangjelit ishte marrëzia që i la sërish në opozitë.

Në mesantën e datës 25 në selinë e LSI dhe në PD filluan të mendojnë zgjidhjen e gabuar që i kishin dhënë 2 krahëve të peshores, identiteti apo pushteti. U rroftë identiteteti, kanë gabuar në mënyrë të jashtëzakonshme. Marrëzia e sjelljes së opozitës para zgjedhjeve është ekstreme, e frikshme. Këtë marrëzi e dënoi me opozitë, pra të qëndruarit në opozitë. Sepse imagjinoni me këtë mendje të kishin ardhur në pushtet. Ne s’mund të kemi 15 ekipe të shkëlqyera futbolli, ne s’mund të prodhojmë dot politikanë me këtë numër, aq më pak që këta e kanë mbyllur derën”, shtoi Vangjeli.

Marrëdhënia PD-LSI sipas analistit Agim Baçi do rregullohet pasi demokratët të zgjidhin debatin që kanë në parti.

Do doja të shkonin drejt një liste, pra të bënin një listë të përbashkët, por s’u bë. Unë e shikoj si të domosdoshme marrëveshjen LSI- PD. Për PD pritet të ketë një zgjidhje dhe atëherë palët të flasin, dmth LSI dhe PD”, tha Baçi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!