Divjakë, një mijë persona në ditë bëjnë xhiro me varkë në park

schedule14:38 - 21 Gusht, 2019

schedule 14:38 - 21 Gusht, 2019

Divjaka është kthyer në një destinacion vërtet joshës për vizitorë dhe turistë. Përveç plazheve apo nuseve nga e gjithë Shqipëria për të bërë videoklipe, sipas shifrave të vendorëve çdo ditë një mijë vetë hyjnë në Parkun Kombëtar për të bërë xhiro me varkë.

Nëpër shtigjet e parkut komëetar Divjake-Karavasta, ka vend për të gjithë. Është zona më e frekuentuar për turistët, dhe dy vitet e fundit edhe për nuset.

Këtë sezon veror, një mijë persona brenda një dite kanë shkelur këtu, vetëm për të bërë xhiron me varkë. Edhe ky peshkatar, pas 30 vjetësh ka lënë zanatin e tij, për të shëtitur turistët. Kurse ky grup vendas të lindur në Divjakë, provojnë për herë të parë kalimin nëpër ujerat e lagunës pas disa dekadash.

Nuset dhe shoqëruesit e tyre janë më të shumtë në numër. Vijnë nga e gjithë Shqipëria. Çdo ditë të javës ato i sheh të kryejnë videoklipet për dasma. Kameramanë dhe fotografë, fokusojnë çastet meë të bukura. Kërkesat për xhiron me varkë janë të shumta, dhe pritja në radhë është e gjatë.

Katër varka janë vënë në dispozicion të turistëve për të ecur 11 km përgjatë lagunës.

Bileta kushton 200 lekë për person dhe koha e udhëtimit zgjat një orë. Bukuritë e natyrës dhe eksperienca që kalohet mbetet gjatë në memorie. /ABC news Albania 24/7