Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Një italian me fanelën rozë/ Ciccone është lideri i ri i garës së madhe të Apenineve

schedule12:21 - 13 Maj, 2026

schedule 12:21 - 13 Maj, 2026

Sikur është zhdukur ajo racë e dikurshme “romake”. Italianët jetë e mot kanë qenë heronjtë e Xhiros së Italisë, veçse prej shumë kohësh nuk po duken me Fanelën Rozë nëpër rrugët e vendit të tyre.

Gjithsesi, shpresa nuk vdes lehtë dhe ja ku kombi mori një kënaqësi, pasi Xhulio Çikone shfrytëzoi rastin dhe doli në krye të renditjes së garës së dytë më të madhe të çiklizmit në botë.

Është I pari për këtë edicion, dhe I pari që nga etapa e 8-të e vitit të kaluar, ndërsa ishte dashur të prisnin pesë vjet që nga 2021-shi. Gjithsesi, askush nga protagonistët e sotëm nuk ëndërron ta fitojnë Xhiron, siç bëri italiani i fundit, Nibali në 2016, pra dhjetë vjet më parë.



Etapa e katërt ishte nga Katanxarro në Kozencë, 138 km e gjatë, dhe e prerë për sprintierët. Në një ditë pa të papritura, ekuadoriani Honatan Narvaez doli i pari me 3h08’46” duke fituar shpërthimin në finish.

Pas tij venezueliani Aular dhe pikërisht Çikone. Për italianin 31-vjeçar nga Abruco ishte etapa e katërt e fituar në Xhiro në karrierë, ndërsa ia ka dalë edhe në klasifikimin malor në Turin e Francës në 2023 dhe në Xhiro në 2019.

Kjo e bën kandidat serioz. Çikone synon që ta mbajë Fanelën Rozë dhe të garojë me të në etapën e parë malore këtë të premte, pikërisht në të përpjetat e krahinës së tij të lindjes, Abrucos.

Favorit për fitoren përfundimtare mbetet danezi Vingegard./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!