Policia e Divjakës ka goditur një grup të rinjsh që ishin kthyer kohët e fundit në makthin e banesave në qytetin e Divjakës dhe fshatrave.
Serxho Sota 19 vjeç ,Olsi Janko 28 vjeç ,dhe Rigert Vodo 19 vjeç kanë rënë në prangat e policisë.
Sipas burimeve të policisë së Divjakës 3 të rinjtë prej një periudhe 3 mujore kanë kryer vjedhjen e mbi 15 banesave.
Grupi studionte ato banesa ku nuk banonte njeri dhe banesat e emigrantëve. 3 të rinjtë ranë në gjurmet e policisë, pasi në një nga banesat ku ata kishin vjedhur i kishte rënë celulari i cili ka rënë në duart e policisë. Pas kësaj policia ka identifikuar poseduesin e telefonit duke e mbajtur në përgjime sëbashku me bashkëpunëtorët e tij.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë natës në Divjakë, kanë vjedhur banesën e shtetasit A.Z, 62 vjeç. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 orët e vjedhura, 4 celularë, një palë paruke, një kapuç, dhe një thikë.
Ata janë kapur duke u përgatitur për të kryer vjedhjen e radhës./abcnews.al