Diversantët në Bjellorusi luajtën një rol të rëndësishëm që Rusia të hiqte dorë nga përpjekja e saj për të marrë në kontroll Kievin, sipas udhëheqëses së opozitës bjelloruse, Svetlana Tikhanovskaya.
Ajo tha për BBC-në se kishte pasur 80 akte sabotimi kundër hekurudhave që ndihmuan në furnizimin e forcave ruse përpara se të tërhiqeshin nga Ukraina veriore një muaj më parë. Ajo tha gjithashtu se aktivistët po i siguronin Ukrainës informacione për lëvizjet e trupave dhe lëshimet e raketave.
Shumica dërrmuese – 86% – e bjellorusëve ishin kundër luftës, tha Svetlana Tikhanovskaya.
Tikhanovskaya tha se fati i Ukrainës dhe Bjellorusisë ishin të ndërlidhura dhe një fitore e Ukrainës mund ta ndihmonte Bjellorusinë të çlirohej nga sundimi autoritar i Aleksandër Lukashenkos.
Rikujtojmë se disa nga forcat pushtuese ruse hynë në Ukrainë nga Bjellorusia.
/abcnews.al

