Diva/ Shtyhet afati me një ditë, 144 mijë qytetarë kanë detyrimin të deklarojnë

schedule14:23 - 31 Mars, 2025

schedule 14:23 - 31 Mars, 2025

Të martën, më datë 1 prill 2025, është afati i fundit për dorëzimin e DIVA-s.

Ndërkohë 144 mijë qytetarë kanë detyrimin të deklarojnë.

“Meqënëse sot, datë 31 mars 2025, është pushim zyrtar për shkak të festës së Fitër Bajramit, Administrata Tatimore njofton se afati i fundit për dorëzimin e DIVA 2024 dhe Deklaratës së Tatimit mbi Fitimit është data 1PRILL 2025”, bëhet e ditur në statusin e publikuar në Facebook.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!