Ditët e “të shenjtëve” kthejnë emigrantët në Shkodër, Sokol Shahini vendos çdo nëntor lule te varret e prindërve

schedule15:58 - 3 Nëntor, 2022

schedule 15:58 - 3 Nëntor, 2022

Nga Simon Shkreli

Lidhja e vetme me Shkodrën për familjen Shahina janë varret. Jetojnë prej vitesh në Itali dhe kthehen në Shkodër ditët e para të nëntorit, për ditët e të vdekurve.

“Vijmë vetëm për familjarët që janë në këto varreza të bekuara. Është një kujtim i prindërve që na kanë lënë dashurinë dhe përkushtimin.”

Sokol Shahini teksa i afrohet varreve të prindërve nuk i mban dot lotët.

“Erdhëm t’ju vëmë një tufë lule.”

Lidhja shpirtërore është e fortë.

“Nuk harrohen asnjëherë se janë shenjtët e shtëpive tona. Jetojmë me kujtimet e tyre dhe andej, është e vështirë për ne kur vijmë këtu, vijmë e ikim me emocione shumë të mëdha.”

Varrezat katolike të Rrmajit në Shkodër këto ditë kthehen në vend pelegrinazhi për gjithë besimtarët.

Përgjatë gjithë ditë, deri në mbrëmje vonë besimtarët me qirinj dhe lule në duar përkujtojnë dhe luten për shenjtorët dhe të afërmit e tyre që prehen këtu. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!