“Ditët e kujtesës” sjellin 28-vjetorin e rrëzimit të statujës së Hoxhës

schedule18:46 - 20 Shkurt, 2019

schedule 18:46 - 20 Shkurt, 2019

28-vjetori i rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha është përkujtuar edhe gjatë aktivitetit “Ditët e kujtesës”. Studiues, historianë dhe protagonistë të kësaj periudhe u shprehën në një mendje se në politikë ka ende elita te se shkuares komuniste.

28 vite më parë  rrëzimi i statujes së diktatorit Enver Hoxha më 20 shkurt 1991 shënoi simbolikisht edhe rënien e diktatirës së egër komuniste në Shqipëri.  Ish i përndjekuri Bedri Blloshmi e kujton kështu atë moment, por ai thotë se hija e së shkuarës është ende presente.

Historiani i njohur  Bernd  J Ficher  thotë se deklasifikimit i dokumenteve në këtë  periudhë 30-vjeçare, do të kemi mundësinë që të kemi qasje në dokumente me vlera nga arkivat

Historiani Bernd J. Fischer “Shqipëria dhe Rënia e Komunizmit në Europën Lindore”

“Shumë prej jush e dini se shumica e vendeve kanë një rregull të deklasifikimit të dokumenteve me periudhë 30-vjecare. Këtë kohë do të kemi mundësinë që të kemi qasje në dokumente me vlera nga arkivat  Shqipëria, rasti më i izoluar dhe më brutal. Rasti Rumun dhe ai Shqiptar janë unik në shumë arsye. Brutaliteti i regjimit ishte intens. Brutaliteti i regjimit vazhdon ta komplikojë tranzicionin edhe sot. Rënia e shtatores së Hoxhës rezultoi të ishte rënia e vetë komunizmit. Kishte disa ndryshime dhe më e rëndësishmja ishte se kishte shumë pak, ose aspak disidencë”.

Përvojën personale.

“Kur erdha për here të pare në Shqipëri në verën e vitit 1989. Përvjetori im i 20 këtu në këtë hotel (Tirana).Kam ende në mendje statujën e Hoxhës.Erdha me pasaportë kanadeze dhe erdha me disa të huaj të tjerë, sepse vizitat individuale nuk lejoheshin.Sidoqoftë vizitova vendin dhe pashë panorama të ndryshme të vendit ku shpesh më bënin edhe të qeshja. Shpesh shoferi përshëndetej nga policët që tregonte se ky furgon ku udhëtonim nuk ishte dosido si të tjerët. Na bënë përshtypje fshatrat dhe vendet malore. Sigurisht ishim dhe visitor në jug, në Gjirokastër dhe Sarandë. Regjimi komunist kishte si sukses faktin se në hotel kishte bollëk në ushqim dhe mund të hanim të 25 vetë.Ideja ishte se të tregohej që ne shqiptarët jetojmë në tënjëjtën mënyrë.Ishte një përvojë unike, kishte pak makina, dhe taksi që përdoreshin nga njerëzit në pushtet.Kishte dhe një parrullë të madhe përballë statujës së Stalinit, që sot nuk është më”./abcnews.al