Me qëllim fshehjen e gjurmëve që do e implikonin në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj, Amar (Dritan) Shkëmbi kishte ndërhyrë edhe në sistemin TIMS.
Burime nga grupi hetimor, thanë se ditën e ngjarjes Shkëmbi, sipas TIMS rezultonte të ishte jashtë vendit, ndërkohë që SPAK ka tashmë në duar prova që e implikojnë atë në rol kyc në këtë antetat, që nga sigurimi i mjetit e deri ne mbajtjen nënvëzhgim.
Sakaq vijon të jetë në hetim se si ka rezultuar që zyrtarisht Amar (Dritan) Shkëmbi ndodhej jashtë Shqipërisë sipas sistemit TIMS.
39-vjecari u shpall në kërkim me urdhër të SPAK dhe vendim të Gjykatës së Posaçme, në janar të këtij viti ku u arrestua për të njëjtën dosje edhe Genti Ndërjaku alias Kili Ndërjaku, Bashkim Haxhia, Marsel Decka, Endrit Sinani, dhe Juljan Pjetri.
Ndërkohë, Plarent Dervishaj, Ramazan Rraja dhe Julian Meçe janë shpallur në kërkim si organizatorë të atentatit. Ish-prokurori Arjan Ndoj ra pre e një atentati më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit në Durrës. Në këtë ngjarje mbetën të plagosur edhe miku i tij Aleksandër Laho i njohur si ‘Rrumi’ si dhe humbi jetën në spital, shoferi i prokurorit Ndoj, Andi Maloku.