Me datë 5 shkurt, Neymar feston ditëlindjen e tij dhe ashtu siç pritej, ka ftuar të gjithë shokët e skuadrës dhe partneret e tyre. Çifti më i famshëm janë padiskutim Mauro Icardi dhe Wanda Nara, të cilët shpeshherë marrin vëmendje të madhe.
Nara ka udhëtuar mbrëmë drejt Parisit dhe i ka mbajtur koherent fansat e saj me foto në rrjetet sociale. Gjatë udhëtimit, bukuroshja 33 vjeçare ka mbajtur të veshur një maske anti-coronavirus, nga frika e madhe që ka nga virusi.
Këto foto me maskën anti-coronavirus, si dhe disa foto në grup me lojtarët e tjerë të PSG-së, janë bërë menjëherë virale në internet, sidomos në Instagram, aty ku Wanda Nara është shumë e ndjekur./abcnews.al