Ditëlindja e Gjergj Kastriot Skëndërbeut, festë madhështore në Prishtinë/ Berisha: Do të sjellë shqiptarët nga i gjithë rajoni

schedule16:35 - 4 Maj, 2024

schedule 16:35 - 4 Maj, 2024

Për nder të ditëlindjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, më 6 maj do të mbahet një manifestim në sheshet “Skënderbeu” dhe “Nënë Tereza”, në Prishtinë.

Manifestimi po organizohet nga organizata jo-qeveritare “Shqiptaria”, së bashku me organizata tjera dhe veprimtarë. Aty pjesëmarrës pritet të jenë me mijëra persona nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, Selaniku e deri në Arbërinë e Italisë.

Lidhur me këtë ngjarje të veçantë ka folur në “Ballkan Update” dhe analisti Ridvan Berisha, i cili e ka cilësuar Skënderbeun si figurën e bashkimit të shqiptarëve. Ai u ka bërë thirrje të gjithëve t’i bashkohen kësaj feste madhështore.

“Së fundmi, kemi një baltosje të çdokujt që ka përfaqësuar diçka kombëtare. Kemi pasur zëra të ndryshëm, mua më vjen mirë që në televizionin ku punoj, ka organizuar ditëlindjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut, duke ftuar gjithë shqiptarët anë e kënd botës kudo që ndodhen që në sheshin në Prishtinë të mblidhemi të gjithë së bashku, për ta shënuar 619-vjetorin e lindjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut, heroit tonë. Do doja të ftoja të vinin në Prishtinë të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen për ta festuar për herë të parë në një mënyrë sa më madhështore ditëlindjen e heroit tonë, sepse kemi një kaos kulturor”, u shpreh Berisha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!