Pushimet verore kanë bërë bashkë tre këngëtaret e njohura. Gjatë udhëtimit në Vlorë të stafit të Edicionit Veror, në Abc News, janë takuar me këngëtaret Arinda Gjoni, Alida Duka dhe Grazian.
në një bisedë me Irini Mecen, artistet kanë treguar se si e kanë kaluar karantinën, ku kanë theksuar se e kanë shfrytëzuar për të sjellë në treg hite të reja.
Këngëtarja Gjoni në fjalën e saj ka theksuar se karantinën e ka kaluar në Shqipëri.
“Unë erdha në moment të fundit nga Anglia dhe fatmirësisht që erdha këtu pasi nuk e di se si do e kisha kaluar atje. Fatmirësisht tashmë është hapur. më kishte marrë malli shumë për koncerte dhe në koncertin e parë pas karantinës nuk kam vënë fare çmim dhe ishte ai dyshimi nëse do të kishte apo jo pjesëmarrje por njerëzit duket se nuk patën frikë”, është shprehur ajo.
Ndër të tjera artistet theksojnë se ky ishte një takim spontan, që bëri të kalojnë një ditë të bukur në shoqërinë e njëra-tjetër. /abcnews.al