Ditë me diell, parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat

schedule07:18 - 25 Qershor, 2025

schedule 07:18 - 25 Qershor, 2025

Sipas MeteoAlb, dita e sotme do të karakterizohet nga moti i kthjellët dhe i qëndrueshëm në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 18°C në zonat malore deri në 21–22°C në ultësirën perëndimore dhe zonat bregdetare.

Temperaturat maksimale pritet të ngjiten deri në 34°C në zonat e thella të jugut dhe veriut të vendit, ndërsa në bregdetin Adriatik dhe Jon temperaturat do të arrijnë rreth 28–30°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor me shpejtësi 10–25 km/h, herë pas here mund të ketë shtim të përkohshëm të intensitetit në zonat bregdetare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!