Ditë largimesh te Kukësi, mbrojtësi ndërpret kontratën dhe kthehet në Austri

schedule09:33 - 31 Maj, 2021

schedule 09:33 - 31 Maj, 2021

Kukësi konfirmon largimin e dytë për pak minuta. Pas Eze, është Mehdi Hetemaj që lë klubin verilindor, këtë herë më parametra zero. Lajmin e njofton vetë klubi përmes një njoftimi zyrtar. Palët kanë gjetur akordin për ndërprerjen e kontratës, pas minutave të pakta për mbrojtësin.

NJOFIMI I KLUBIT – Mehdi Hetemaj nuk është me pjesë e Kukësit. Klubi dhe futbollisti kanë arritur marrëveshjen për shkëputjen e kontratës dhe nga ky moment, mbrojtësi është lënë i lirë nga klubi ynë.

Futboll Klub Kukësi dhe futbollisti kishin edhe një vit kontratë, por duke parë hapësirat e pakta, u mendua huazimi i tij, megjithatë futbollisti e refuzoi dhe kërkoi të rikthehej në Austri. Klubi e mirëkupton dhe e falënderon mbrojtësin Hetemaj për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në karrierën e tij. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!