“Ditë e paharrueshme” Rama: Shqipëria u ul plot dinjitet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim me Europën e Bashkuar

schedule08:16 - 16 Tetor, 2024

schedule 08:16 - 16 Tetor, 2024

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas hapjes së grup-kapitullit të parë të negociatave me Bashkimin Europian, ndërsa thotë se e marta e 15 tetorit ishte një ditë e paharrueshme për Shqipërinë.

Shefi i qeverisë shqiptare shprehet besimplotë, që brenda vitit 2030, Shqipëria do jetë shtet anëtar dhe i barabartë me vendet e tjera të familjes europiane.

“Mirëmëngjesi dhe me krenarinë e një dite të paharrueshme, ku Shqipëria u ul plot dinjitet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim me Europën e Bashkuar, me të gjithë forcën e të vërtetave të arritjeve të mundimshme të këtyre viteve, të cilat morën të gjithë vlerësimin e merituar më në fund, si edhe me bindjen më të fortë se kurrë se Shqipëria 2030 do të ngrejë flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemalit në oborrin e Familjes së Europës së Bashkuar në Bruksel, ju uroj të gjithëve një ditë të re të gëzuar”, shkruan Rama./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!