Dita nis mirë por pasditja sjell surpriza të pakëndshme, parashikimi i motit për sot

schedule07:24 - 12 Shtator, 2020

schedule 07:24 - 12 Shtator, 2020

Gjatë kësaj të shtune, deri në mesditë mbetemi në ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare.

Por, sipas Meteoalb, pasditja sjellë shtim të vranësirave në vend, ku më të shpeshta paraqiten në veriperëndim duke sjellë dhe ndonjë rrebesh të izoluar shiu në orët e vona të natës.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 38°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!