Dita nis me rrebeshe shiu dhe ulje të temperaturave, si do të jetë moti në orët e pasdites

schedule07:24 - 5 Gusht, 2020

schedule 07:24 - 5 Gusht, 2020

Sipas MeteoAlb: Gjate orëve të para të ditës, vendi ynë do mbizotërohet nga vranesira te dendura, rrebeshe shiu dhe ministuhi ere në pjesën më të madhe të territorit. Reshjet do jenë mesatare dhe lokalisht me intensitet të lartë. Vetëm orët e vona të pasdites përmirësojnë përkohësisht motin.

Temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm gjatë mëngjesit dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 32°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Verior- Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Europa Veriore si edhe Rajoni i Ballkanit karakterizohen nga vranësira dhe reshje te dendura shiu, here pas here reshjet do jenë në formë rrebeshi.

Ndërsa Europa Lindore, Qendrore dhe ajo Perëndimore paraqiten ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike./abcnews.al