Sipas MeteoAlb: Moti në Shqipëri do të karakterizohet nga kthjellime dhe temperatura të larta, situatë e cila vijon deri pasdite kur në gjysmën lindore të vendit shfaqen vranësira kalimtare.
Ndersa bregdeti vijon me kthjellime.
Parashikohet qe moti i nxehtë të mbetet edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit rriten sërisht në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 41°C.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.
Kosova
Republika e Kosovës vijon me kthjellime gjatë paradites. Por mesdita sjellë kalime vranësirash në zonat veriore të saj edhe pse nuk priten reshje. Parashikohet që edhe mbrëmja të vijoj me kthjellime.
Maqedonia e Veriut
Mbetet edhe dita e enjte në ndikimin e të nxehtit afrikan, ku kthjellimet dhe temperaturat e larta do jenë mbizotëruese. Por pasditja sjellë kalime vranësirash nëpër territor edhe pse temperaturat vijojnë të larta./abcnews.al