Sipas MeteoAlb: Kthjellimet mbeten prezente deri në mesditë në të gjithë territorin Shqiptar, ku më të dukshme janë paraqitur në zonat Bregdetare.
Ndersa pasditja paraqitet me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, por vranësira të shpeshta shfaqen në zonat malore duke rrezikuar ndonjë shi të izoluar në zonat përgjatë kufirit lindor.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat minimale dhe maksimale, duke u luhatur nga 10°C mëngjesi deri në 31°C mesdita.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40-45 km/h nga drejtimi Jugor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 ballë.
Kosova
Republika e Kosovës do të jetë me kthjellime deri në mesditë kur do të ketë shpeshtim të vranësirave. Parashikohet që pasditja të sjelli zhvillim të vranësirave lokale kryesisht në zonat jugore duke rrezikuar ndonjë shi të izoluar.
Maqedonia e Veriut
Paraditja do të paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në republiken e MV. Ndërsa mesdita dhe pasditja sjellin shpeshtim të vranësirave duke rrezikuar shira lokal dhe të pakët./abcnews.al